Java e 28-të e Bundesligës uli siparin me sfidën mes Hoffenheimit dhe Bayer Leverkusenit, që u mbyll me rrjeta të paprekura. Një rezultat që nuk kënaq asnjërën prej skuadrave, që kanë objektiva të ndryshëm.
Hoffenheimi, që kishte pësuar tri humbje radhazi para kësaj përplasjeje, shpreson të sigurojë sa më parë matematikisht mbijetesën, ndërsa Leverkuseni synon që sezonin e ardhshëm të luajë të paktën në Europa League.
Në “PreZero Arena”, në Sinsheim, më pranë fitores ishin “Aspirinat”, që nuk shfrytëzuan disa mundësi të mira shënimi sidomos me Aranguiz (26’) në pjesën e parë dhe Amirin në fraksionin e dytë (65’), por portieri Bauman të të dyja rastet u mohoi golin miqve.
Hoffenheimi me këtë barazim shkon në kuotën e 31 pikëve, pesë më shumë se Arminia e Bielefeldit, që mban vendin e 16-të, atë që të çon në play off, ndërsa Leverkuseni mbetet në vendin e gjashtë me 44 pikë.
Top Channel