Sassuolo fiton për herë të 3-të në 4 sfida të drejtpërdrejta kundër Beneventos dhe pas 3 takimesh rikthehet tek suksesi në Serinë A. Në “Ciro Vigorito” ekipi i De Zerbit pati thuajse gjatë gjithë kohës zotërimin e topit e jo më kot është skuadra më e mirë e Serisë A në këtë aspekt të lojës.

Në pjesën e parë nuk pati shumë emocione, megjithatë në mbyllje erdhi goli që do ta vendoste këtë takim. Boga depërtoi me një aksion individual, pasoi në qendër dhe Federico Barba, në tentativë për ta larguar, e dërgoi topin në rrjetën e tij, 0-1 për Sassuolon dhe autogoli i parë i Beneventos në këtë edicion.

Në pjesën e dytë skuadra e Inzaghit nuk këmbënguli që në fillim, duke u vendosur nën dominimin e miqve. Sassuolo iu afrua dyfishimit kur Boga, pas lëvijzjeve të tij të zakonshme të pasura me teknikë, lëshoi të majtën, por prekja shpëtimtare e Montipos e dërgoi në traversë .

Aktivizimi i Lapdulës e shtoi forcën sulmuese të Beneventos dhe ishte pikërisht ish-lojtari i Milanit që me një diagonale vuri në provë Consiglin (72’). Kur sfida po i afrohej fundit, Raspadori pati shansin e artë të dyfishonte, por i vetëm me portierin gaboi fatalisht (87’). Ky rast mund t’i kushtonte rëndë Sassuolos, nëse nuk do ishte Andrea Consigli.

Portieri në frymëmarrjen e fundit ndali tentativën me kokë të Glik dhe në vijimësinë e aksionit gjuajtja e Depaolit u devijua sërish nga Glik, Consilgi me një refleks të pastër e largoi serish. Nuk pati më kohë , 0-1 për Sassuolon, që shkon në kuotën e 43 pikëve, duke parakaluar Veronën në tabelën e renditjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA