60 vjet nga sot, kozmonauti rus Juri Gagarin shkroi historinë duke u bërë njeriu i parë në hapësirë (fotot)

12/04/2021 17:43

U bënë 60 vjet që kur piloti e kozmonauti rus Juri Gagarin u bë njeriu i parë që doli rreth planetit Tokë në hapësirën rreth saj.

Për të shënuar rastin agjencitë hapësinore dhe qeveritë në të gjithë botën po celebrojnë Ditën Ndërkombëtare të Fluturimit Njerëzor në Hapësirë.

Më 12 prill 1961, asokohe 27-vjeçari Gagarin u ngjit në kapsulën e tij Vostok 1, për të bërë fluturimin e tij historik prej 108 minutash duke thërritur ‘Pojekali!’ (Le të nisemi!) para ndezjes së motorëve të raketës.

Gagarin u lëshua nga kozmodromi i Baikonur, ku edhe sot nisen fluturimet e raketave ruse  Soyuz drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor.

Astronauti francez Thomas Pesquet i bënte homazh Gagarin, duke thënë se ai është modeli për t’u arritur nga të gjithë astronautët e sotëm.

Që prej kohës së fluturimit të Gagarin qindra njerëz kanë dalë në hapësirë, shumica e të cilave drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, dhe vetëm 24 prej tyre kanë shuar përtej orbitës së tokës.

Dita e parë e Fluturimit të Njeriut në Hapësirë është mbajtur në 2011 kur u shënua 50-vjetori i daljes së Gagarin në orbitë dhe 30-vjetori i fluturimit të parë të mjetit hapësinor të NASA, STS-1.

Gagarin vdiq në vitin 1968, në moshën 34 vjeçare, një vit para se Neil Armstrong të bëhej njeriu i parë që ecte në sipërfaqen e Hënës.

“Të orbitosh tokën në një anije kozmike, po shikoj se ç’bukuri të mrekullueshme ka planeti ynë. Le ta ruajmë këtë bukuri e jo ta shkatërrojmë!” ka thënë Gagarin gjatë fluturimit të tij solo në orbitë.

Gagarin u kthye në Moskë me një pritje prej heroi, duke u përshendetur nga lideri sovjetik  Nikita Krushev deh nga turmat entuziaste që e krahasonin fluturimin e tij me fitoren e Luftës II Botërore.

Në vitet para vdekjes së tij në moshën 34 vjeçare, ai mori vëmendje nga e gjithë bota që e vizitonin për misionin e tij historik.

“Efekti gjigand i propagandës së lëshimit të Sputnik dhe fluturimi i Gagarin, ishin shumë të rëndësishme”, thotë eksperti rus i aviacionit Vadim Lukashevich, duke shtuar: “Ne papritur kishin mundur Amerikën në këtë garë, megjithse nuk kishim marrë veten nga humbjet e mëdha në Luftës II Botërore”.

Gagarin i ngjit në hapësirë vetëm një herë, por shërbeu si mbështetës për misionin e parë të Soyuz në 1967, ku tragjikisht u vra kosmonauti Vladimir Komarov në përplasjen gjatë kthimit në tokë.

Duke u trembur për jetën e njeriut që po kthehej në ikonë kombëtare, autoritetet ndaluan Gagarin nga daljet publike pas dështimit të Soyuz.

Gagarin vdiq ne nje aksident ajror, kur një avion stërvitor u përplas në pistën pranë qytezës së Kirzhach.

12 prilli në Rusi u shënua si dita e kozmonautëve kur homazhe nga e gjithë bota vijnë për Gagarin, duke e përshkruar si një shembull për t’u ndjekur nga udhëtarët e hapësirës.

FOTO GALERI
1/9
U bënë 60 vjet që kur piloti e kozmonauti rus Juri Gagarin u bë njeriu i parë që doli rreth planetit

Top Channel