Një 28-vjeçar do të procedohet në gjendje të lirë pasi ka ngritur një dron që mbante flamurin me siglën e një partie tjetër gjatë aktivitetit elektoral të një tjetër subjekti politik.
Ngjarja ka ndodhur me datën 9 në qytetin e Bajram Currit.
Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, proceduan në gjendje të lirë shtetasin A. G., 28 vjeç, banues në Tropojë, për veprën penale të “Pengimit në ushtrimin e të drejtës për tu shprehur, grumbulluar apo manifestuar”, pasi më datë 09.04.2021, gjatë zhvillimit të aktivitetit elektoral të një subjekti politik, në qytetin e Bajram-Currit, ka ngritur një dron i cili mbante një flamur me siglën e një subjekti tjetër politik.
Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel