Paris Saint Germain nuk bën dy gabime radhazi në Ligue 1. Pas humbjes me Lille, një kundërshtar direkt për titullin, javën e kaluar, skuadra e drejtuar nga Pochettino fitoi thellë 1-4 në fushën e Strasbourgut, ku i mbylli llogaritë me këtë kundërshtar që në pjesën e parë.

Serinë e golave për parizienët e hapi Mbappe që në minutën e 16-të, më pas shënuan me radhë Sarabia dhe Kean.

Në minutën e 63-të shkurtoi përkohësisht diferencën në 1-3 Sahi, ndërsa golin e fundit të sfidës e realizoi Paredes në minutën e 79-të. Kryeson kampionatin francez Lille me 69 pikë, e ndjekur nga PSG me tri pikë më pak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA