Ndahet nga jeta papritur, aktori dhe rreperi i famshëm amerikan DMX

10/04/2021 02:22

Reperi i famshëm nga SHBA-ja, Earl Simmons i njohur si DMX ka humbur jetën ditën e sotme.

The Guardian shkruan se DMX ka vdekur në moshën 50-vjeçare, ku për shkak të një problemi në zemër që kishte. Familja e tij në një deklaratë ka thënë se janë shumë të tronditur dhe të pikëlluar për vdekjen e DMX-it.

“Ne jemi shumë të pikëlluar të njoftojmë sot se i dashuri ynë, DMX, emri i lindjes Earl Simmons, vdiq në moshën 50-vjeçare në Spitalin Ëhite Plains ku ndodhej prej disa ditësh me familjen e tij në krah.

Earl ishte një luftëtar që luftoi deri në fund. Ai e donte familjen e tij me gjithë zemër dhe ne i çmojmë shumë kohërat që kaluam me të. Ao frymëzoi adhurues të panumërt në të gjithë botën dhe trashëgimia e tij ikonike do të jetojë përgjithmonë,” thuhet nw njoftimin e familjes.

Top Channel