Në sallën 1 Tetori në Prishtinë, nisi të enjten vaksinimi i personave mbi moshën 85-vjeçare, kundër Covid 19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.

Përveç Prishtinës, vaksinimi i personave të kësaj moshe do të bëhet edhe në qytetet tjera të Kosovës, ku veçse ka nisur ky proces. Pas vaksinimit të kësaj kategorie, vaksinimi i personave të moshave 80-84 vjeç do të nisë më 11 prill.

Sipas njoftimit të kësaj ministrie, personat e këtyre moshave do të kontaktohen në telefon, varësisht nga të dhënat që kanë dërguar në faqen e aplikimit për vaksinim.

Më 29 mars Kosova ka nisur fushatën e imunizimit kundër koronavirusit, pas pranimit të 24.000 dozave të vaksinave të kompanisë AstraZeneca, përmes COVAX-it, skemës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë për shpërndarje të vaksinave në vendet e varfra.

Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF, ka njoftuar se gjatë muajit maj Kosova do të furnizohet edhe me 76.800 doza të vaksinës kundër Covid 19. Në total, Kosova nga COVAX do të marrë falas 100.800 doza të vaksinës së AstraZenecas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA