Basha takim me fermerët në Belsh: Programi i Partisë Demokratike për bujqësinë është ndërtuar nga ekspertët më të mirë në vend

08/04/2021 11:13

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vazhdon fushatën elektorale nga Belshi, ku ka takuar fermerët e zonës.

Basha premton se me ardhjen në pushtet do të ofrojë subvencione në bujqësi, duke ulur koston  e prodhimit. “Subvencionet me programin tonë do të jetë ndihma e parë që do të keni. Që do të thotë kosto do të jetë edhe më e ulët, e para. E dyta, që të mos mbetet kështu, të depërtojë, e para punës të ngopë tregun vendas. Po të shkosh në Tiranë, të futesh në supermarkatat e Tiranës më kollaj e ke të gjesh vajin italian sesa vajin shqiptar. Kur ta sjellësh t’i me çmim konkurrues me çmimin e vajit Italian atëherë edhe supermarkata edhe dyqani ushqimor i lagjes do ta shesë aty dhe qytetari të zgjedhë një vaj që është cilësor me çmim të pranueshëm”.

Kreu i Partisë Demokratike e ka konsideruar vajin e ullirit si një produkt që Shqipëria e ka mundësinë ta eksportojë në tregjet e huaja, ajo që duhet është vetëm mbështetja e shtetit që ka munguar në 8 vitet e fundit.

“Aftësia për ta eksportuar, dhe për ta eksportuar me çmime të mira është tërësisht në dorën e shtetit. Pra kryesorja është që të garantojmë që vaji ynë të arrijë në tregjet e huaja. Për këto duhet të bëjmë dy gjëra: E para e punës certifikimin, që është detyrë 100 për 100 e shtetit. Dhe e dyta, me diplomacinë ekonomike të garantojmë atë që the tregun e vajit të ullirit. Në zyrën time si kryetar opozite kanë ardhur ambasadorë të huaj të cilët janë interesuar për të marrë vajin shqiptar për tregjet e vendeve të tyre. Deri sa kanë ardhur tek unë, mendja ta do që kanë qenë edhe në zyrën e kryeministrit”, u tha kryedemokrati fermerëve.

Gjatë bisedës, fermerët e duhanit thanë se qeveria jo vetëm i ka harruar, por edhe në zyrat e shtetit nuk i pranojnë.

Ndërkohë, Basha premtoi se programi i Partisë Demokratike për bujqësinë që është ndërtuar nga ekspertët më të mirë në vend, parashikon subvencione edhe për industrinë e duhanit. “Ekip ekspertësh të bujqësisë ku fus edhe blegtorinë, edhe agro-përpunimin si Partia Demokratike nuk ka askush në këtë vend dhe në e kemi studiuar në çdo aspekt dhe kemi gati planin për t’ju mbështet edhe me këshillë sepse ju keni nevojë edhe për këshillë”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA