Pajisjet e identifikimit elektronik

KQZ ka marrë në dorëzim ditën e sotme 100 pajisje të identifikimit elektronik për të vijuar me trajnimin.

Kompania amerikane “Smartmatics” e cila ka fituar tenderin, ka dorëzuar në ambientet e rezervës së shtetit 5500 pajisjet që do të përdoren për ditën e zgjedhjeve.

Më 24 prill këto pajisje do të shkojnë në çdo qendër votimi për tu bërë gati më 25 prill për ditën e votimit.

Këto pajisje janë përdorur edhe në vende të tjera të botës.

Në fillim votuesi dorëzon kartën e identitetit, ku edhe verifikohet identiteti i tij e më pas ai shkon për të votuar. Pajisja jep një alarm nëse votuesi tenton të votojë dy herë,  gjithashtu identifikon nëse karta është e falsifikuar.

Pajisjet e identifikimit elektronik

 

Mënyra e votimit në pajisjet e identifikimit elektronik, videoja demostruese

Top Channel