Ruçi, uron Osmanin: Vizioni dhe energjitë tuaja, garanci  për një lidership largpamës

05/04/2021 10:57

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka uruar sot uron Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Me rastin e zgjedhjes Tuaj Presidente e Republikës së Kosovës, në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, Ju uroj suksese në detyrën Tuaj të lartë, të nderuar dhe fisnike.

Jam i bindur se vizioni, ambiciet dhe energjitë Tuaja, të bashkuara me përvojën në drejtimin e institucioneve të rëndësishme të Republikës, do t’i garantojnë Kosovës një lidership të fortë, të qëndrueshëm e largpamës,  popullit kosovar unitetin e harmoninë e nevojshme dhe institucioneve e forcave politike bashkëpunimin produktiv për të ecur përpara.

Mbështetja dhe partneriteti i ngushtë me aleatët tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, është premisa dhe garancia se Kosova do të përballojë e kapërcejë me sukses sfidat e vështira dhe detyrat madhore të zhvillimit, përparimit, mirëqenies,  integrimit euro-atlantik,  rritjes së njohjes ndërkombëtare dhe kontributit  për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon e më gjerë”, shkruan në letrën e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Top Channel