Qeveria e Kosovës ka miratuar këtë të hënë masat e reja kufizuese anti-Covid. Kështu, do të ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve nga ora 22:00 deri në orën 05:00, me përjashtim të rasteve emergjente.

Në masat e reja parashikohet mbyllja e restoranteve nga data 7 deri me 18 prill, ndërkohë që lejohet të funksionojë shërbimi “merr me vete”, “dërgesë me porosi” apo marrjes së porosive pa u larguar nga makinat.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, ndalohet veprimtaria e qendrave të mbyllura tregtare, përveç shërbimeve thelbësore, siç janë dyqanet ushqimore dhe farmacitë, nga data 7 prill deri më datë 18 prill.

Në qendrat e hapura tregtare lejohet aktiviteti duke i respektuar masat dhe rekomandimet për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID – 19.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka vendosur gjithashtu që institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar të kalojnë online nga data 12 deri më 18 prill, ndërsa universitetet nga data 6 deri më 18 prill.

Konviktet dhe mensat pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 6 prill deri më datë 18 prill 2021.

Qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duket të kenë test RT-PCR negativ për Covid-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit.

Me masat e reja ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 10 persona. Përjashtim bëjnë mbledhjet e Kuvendit të Kosovës, mbledhjet e qeverisë, apo mbledhjet me interes të veçantë publik.

Sipas masave të reja do të lejohen funeralet vetëm me pjesëmarrje të familjes së ngushtë.

Marketet ushqimore do të duhet të përcaktojnë numrin maksimal të konsumatorëve dhe nga ana tjetër konsumatorët duhet të respektojnë distancën fizike prej 2 metrave.

Transporti publik do  të lejohet të punojë duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve.

Taksitë do të lejohen të punojnë me një pasagjer prama ose 3 nëse janë anëtarë të një familje.

Do të lejohën aktivitet sportive, po ashty qendrat e ftinesit, palestrat apo aktivitetet individuale rekreative vetëm në hapësira të hapura.

Nëse masat e reja nuk do të respektohen, për shkelësit do të merren masa ndëshkimore.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA