Celibashi tregon si votohet me numra/ “Vota bëhet e pavlefshme nëse ndan votën mes partive dhe kandidatëve të ndryshëm”

05/04/2021 15:22

Në emisionin më të ri  në Top Neës “Breaking”  të  Sidorela  Gjonit,  Kryekomisoneri  Ilirjan Celibashi sqaroi mënyrën sesi duhet të votojnë votuesit. 

“Ti mund të zgjedhësh vetëm partinë dhe asnjë kandidat  dhe vota është e vlefshme  ashtu sikurse   mund të zgjedhësh vetëm një kandidat dhe kjo fletë votimi është e  vlefshme dhe vota  shkon edhe  për kandidatin dhe partinë. Në çdo rast  votuesi ka të drejtë të zgjedhë vetëm  1 parti  apo koalicion zgjedhor dhe  të shprehë  preferencë vetëm  për 1 kandidat , dhe jo  më shumë”, tha Celibashi.

Sidorela Gjoni– Si do cilësohet kjo një fletë e pavlefshme?  

 Celibashi-Nëse zgjedh një parti apo koalicionin dhe kandidat të një partie apo koalcioni tjetër.  Pra, nuk mund të zgjedhë partinë ose një koalicion dhe kandidatin  të një partie apo koalicioni tjetër.

Kryekomisierioni bëri me dije se me miratimin e modelit me numra merr fund edhe shqetësimi i kompanisë sllovene që  ka fituar tenderin për prodhimin e fletës së votimit.

Celibashi Pas vendimit të djeshëm që miratoi një fletë me numra procesi është  më  i thjeshtë në kuptim edhe të dimensioneve të  fletës së votimit që i krijon mundësi kompanie që ta bëjë këtë proces në kohën e duhur.

Preferencë për kandidatin nuk është risia e vetme për këto zgjedhje.  Kompania Smartmatic dërgoi sot  në rezervat e shtetit 5. 500 pajisjet që do të shërbejnë për identifikimin biometrik të zgjedhësve.  Nga kjo sasi 100 pajisje  mbërritën në KQZ për tu përdorur  në trajtimin e komisionarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA