Në Durrës, një ndër qarqet ku Edi Rama kandidon, kryedemokrati Basha akuzoi ashpër kundërshtarin politik për lidhje me bandat ndërsa paralajmëroi pushtetarët se do iu konfiskojë pasuritë nëse PD vjen ne pushtet.
“Ato marrëveshjet që ju bëjnë dhe ju detyrojnë të paguani 25-28 mijë e më shumë lekë në muaj, një organizate që quhet OSSHE dhe në vend që t’ju sjellë dritë, ju ka sjellë errësirë, dhe j’ua zbraz xhepat për të mbushur xhepat e Juel Çelës dhe bandës së tij që do ta shporrim më 25 prill.110 milionë euro gjoba që Edi Rama do t’i bjerë në qafë buxhetit të shtetit. Nuk do të paguhet nga buxheti i shtetit por ne do t’i konfiskojmë të gjithë pasurinë e pushtetarëve të korruptuar dhe të ortakëve të tyre, sepse paratë e taksave të shqiptarëve nuk do të shkojnë për të paguar tekat e pushtetarëve të korruptuar”, tha ai.
Kryetari i Partisë Demorkatike u u premtoi durrsakëve amnisti në sektorin energjitik.
“Ne do të bëjmë gjithçka që kjo faturë që rëndon mbi 335 mijë familjet shqiptare, e kam fjalën për atë marrëveshje. Unë ju garantoj se në sektorin energjitik, amnistia e parë që do të bëjmë është anulimi i këtyre marrëveshjeve dhe heqja së bashku e kësaj barre të rëndë ndaj këtyre 335 mijë familjeve shqiptare”, tha Basha.
Në takimin me përfaqësues të komuniteteve të ardhura në Durrës, Basha e sulmoi Ramën edhe për premtimet e tij elektorale.
Me herët Basha ishte në Koplik ku ironizoi fushatën e kryesocialistit.
Në Malësi të Madhe, Basha u takua edhe me prodhues të bimëve medicinale ku zotua për një paketë subvencionesh që kap shifrën e 100 milion eurove, mbështetje e drejtpërdrejte për kultivuesit, prodhuesit dhe fermerët.
Top Channel