Stuhia tropikale ‘Arthur’ godet Teksasin, autoritetet paralajmërojnë për reshje të dendura shiu dhe përmbytje të rrezikshme
Kandidati për deputet Eljo Hysko organizoi një diskutim me studentë të Universitetit të Arteve ditën e sotme dhe u paraqitën idetë se si mund të zhvillohen dhe fuqizohen më tej kapacitetet e profesionistëve të rinj, si dhe mundësitë për përthithjen e fondeve vendase dhe veҫanërisht të Bashkimit Evropian e më gjerë, që vendosen në dispozicion ҫdo vit.
Në këtë takim ishte edhe Agim Bajko, i njohur edhe si pedagog në Akademinë e Arteve dhe jo vetëm si figurë e artit dhe satirës. Ai ndau përvojën e tij dhe shprehu mbështjetjen për kandidatin për deputet Eljo Hysko, si edhe e përgëzoi për mbështjetjen që synon të japë për industrinë kreative, fuqizimin e teknologjisë dhe inovacionin, agroturizmin, si edhe qasjen për sipërmarrjet start-up në kornizën e gjerë të ekonomisë kreative për zhvillimin e qëndrueshëm.
Top Channel