Zv.kryeministri Erion Braçe e ka quajtur kreun e PD-së një mashtrues, i cili ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin.

Në një postim në rrjetin social ai tha se Basha ditën e djeshme ka qenë duke rinovuar patentën, ndërsa ditën e djelë në një postim të bashkëshortes së tij ai del duke i dhënë makinës.

Brace thekson se ai i ka ikur përgjegjësisë ligjore ndërsa ka qarkulluar me patentën e skaduar prej vitesh.

“Lulzim Basha më beri një super dhuratë sot; provoi edhe një herë që unë them të vërtetën dhe ai është kokrra e mashtruesit. Sot paradite, Lylzim Basha u paraqit vetë, personalisht për të rinovuar patentën e skaduar prej vitesh. Pranoi e provoi botërisht se ka qenë pa patentë në timon ditën kur gjithsecili e pa të ngiste makinën.

Mashtrues e i pa karakter siç është, asokohe i iku përgjegjësisë ligjore; tani është e provuar edhe një herë paligjshmëria e tij! Ndërkohë, në këtë video është fill pas rinovimit të patentës duke fjetur gjumë. Gjumë përherë e në çdo rast”, shkruan Braçe.

Zv. kryeministri gjithashtu ka postuar edhe videon e mbrëmshme që u bë virale në rrjetet sociale ku Basha flen në makinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA