E la që të kujdesej e vetme për familjen gjithë këtë kohë, nëna i kërkon falje vajzës 13-vjeçare

03/04/2021 23:23

Problemet dhe vështirësitë ekonomike në një familje i detyrojnë prindërit që të emigrojnë për të siguruar një jetë më të mirë për fëmijët e tyre. Por ka raste kur kjo përpjekje i detyron prindërit që të vënë jetën e tyre në rrezik duke kaluar kufirin, shpesh herë në mënyrë ilegale dhe duke lënë pas fëmijët e vegjël.

E tillë ishte dhe historia e Minushes e cila për të plotësuar nevojat e përditshme për fëmijët e saj kishte kaluar në mënyrë ilegale kufirin duke lënë pas vajzën, Lusilën e vogël dhe dy djemtë.

E gjithë përgjegjësia për tu kujdesur për dy djemtë e vegjël i kishte rënë Lusilës e cila që në moshë të vogël ishte shndërruar në një nënë të dytë për vëllezërit e saj. Minushja në studio rrëfeu se për të kishte qenë tepër e vështirë që të braktiste fëmijët e saj e të shkonte të punonte, “Për mua ka qenë momenti më i vështirë kur u largoja nga ata, sepse ishin shumë të vegjël, por kështu ishin kushtet.”,- tha Minushja.

Për këtë arsye Minushja kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar falje Lusilës që i ka lënë këtë përgjegjësi mbi shpatulla, por dhe për ta falenderuar për sakrificat e saj. “Të kam thirrur këtu sepse dua të të kërkoj falje që të kam lënë vetëm që të kujdesesh për vëllezërit e tu. Dua të të them që mami nuk do të largohet më kurrë dhe se do të jem gjithmonë pranë teje që sot e tutje!”,- ishte mesazhi i Minushes për Lusilën.

Programi “Dua të të bëj të lumtur” kishte rezervuar një surprizë të veçantë për Lusilën duke i ftuar idhullin e saj, këngëtaren tepër të njohur, Xhensila Myrtezaj e cila i dhuroi një varëse dhe i tha: Pasi e dëgjova historinë tënde, sakrificat që ke bërë gjithë këtë kohë, lodhjen dhe gjithë përkushtimin që u ke dhënë vëllezërve të tu, dua të të them që jam unë fansja jote. Dije se çdo sakrificë dhe vështirësi të bën më të fortë prandaj jam e sigurtë që ti do t’ja dalësh.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA