Kontestimi i procesit zgjedhor këtë herë nisi  më herët. Partia Demokratike dhe Partia Socialiste pritet të përballen sërish ne Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, për fletën e votimit të miratuar nga Komisoneri Ilirjan Celibashi.

Socialistët kërkojnë që kandidatët të identifikohen me numra, ndërkohë demokratët edhe pse morën atë që deshën, një fletë me emra sërish janë të pakënaqur dhe kërkojnë që kandidatët të renditen në kolonë dhe jo horizontalisht.

KAS-si hodhi shortin, ku u përcaktua që ankimin e socialistëve ta relatojë Koli Bele, ndërsa atë të demokratëve, Ledio Braho.

Fleta e votimit nuk bind as partinë e Astrit Patozit, e cila ka përplasje me Partinë Demokratike sa i takon ngjashmërisë së logos. Bindja Demokratike kërkon në fletën e votimit rikthimin në logon e saj, por demokratët janë kundër.

Sherri  për numëruesit mes partive mes dy partive aleate  PDIU dhe LSI ka shkuar në KAS. Shpëtim Idrizi kërkon ti marrë Monika Kryemadhin anëtarin e 4 në tavolinën e numërimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA