Kryeministri Edi Rama nga Berati tha se Partia Socialiste është e vetmja forcë që në historinë e saj nuk është lëkundur asnjëherë në historinë e Shqipërisë.
Rama tha se ato po riunifikojnë të majtën, pasi zemra rreh majtas kur vjen puna tek zgjedhjet që duhet të bëjmë.
‘Ajo që është e rëndësishme është të mos përsërisim të njëjtat gabime. Nasipi tha këtu se ka ardhur se ndjehet se është pjesë e një borxhi pasi na kanë marrë shumë vota. Kjo është gjysma e së vërtetës pjesë e këtij borxhi jemi dhe ne.
Sepse për të ndarje janë njerëzit e zakonshëm. Shumica dërrmuese e këtij populli e ka zemrën majtas. Ne kemi bërë edhe gjëra të mira në të shkuarën, por më shumë kemi krijuar kosto nga ajo përçarje sesa kemi bërë dhe mund të bëjmë aq shumë për njerëzit dhe të vendosur për të njëjtat qëllime.
E solla shembullin sepse ky moment shumë i rëndësishme nga pikpamja e historisë sonë të përbashkët. Ne e riunifikojmë të majtën. Pasi zemra u rreh majtas kur vjen puna tek zgjedhjet që duhet të bëjmë. E nesërmja e PS-së është e nesërmja e Shqipërisë, PS me të gjitha gabimet duan s’duan është e vetmja forcë që në historinë e saj nuk është lëkundur asnjëherë.’- tha Rama.
Top Channel