Rama: Metës i ka ngelur fjala burg në gojë! SPAK mund të lëndojë politikanë si majtas dhe djathtas

02/04/2021 19:01

Kryeministri Edi Rama nga Berati ka deklaruar se presidentit Ilir Meta i vjen fjala burg si shenjat e pikësimit gjatë fjalisë.

Rama tha se SPAK tashmë po kryen goditje, dhe mund të veprojë si majtas si djathtas, por në këtë proces si përfundim do të fitojnë qytetarët shqiptarë.

Mandati nuk është për mua është që Shqipëria të konsolidojë pozicionin që ka fituar në çdo sektor. Merreni që nga drejtësia. Drejtësia ka filluar që të çelë embrionin e ri, por është ende larg së qeni një trung i fortë që i rezistojnë furtunës.

Ilir Metës i vjen fjala burg si fjala bukë. Një president Republike që flet për burgun sikur vë shenja fiksimi gjatë fjalisë është në hall është në stres dhe problemi i tij kryesor është si ta frenojë këtë stres. Drejtësia po pastrohet nga llumi. Institucionet e reja të drejtësisë po ngrihen dhe natyrisht do të vazhdojë, pasi SPAK po kryen goditjet dhe do të vazhdojë. Vazhdimi i goditjeve të SPAKU-t mund të lëndojë politikanë si majtas, si djathtas, por shkon në drejtim të duhur për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi që kushdo këtu të ndihet i barabartë para ligjit.

Më tutje akoma arsimi, energjia infrastruktura të gjitha janë në një proces që nuk kanë shans se të mendosh se duke sjellë ata do të përshpejtohet.’– tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA