Një grup banditësh të armatosur që terrorizuan Londrën me një sërë grabitjesh, përfshirë edhe tentativën për të vjedhur yjet e Arsenalit, Mezut Ozil dhe Sead Kolasinac, janë dënuar me mbi 100 vite burg.
Grupi që grabiste në zonat më të pasura në Britani ishte vënë nën vëzhgim nga autoritetet nga gushti i vitit 2019 deri në korrik të 2020.
Një nga grabitësit, Jordan Northover dhe një bashkëpunëtor i tij i zunë pritë yjeve të Arsenalit, Sead Kolasinac dhe Mesut Ozil.. Ata tentuan t’u merrnin orët luksoze që kapnin vlerën e 200 mijë paundëve.
Dëshmitarët thanë asokohe se Ozil dukej i tmerruar, ndërsa nga pamjet filmike shihej shoku i tij Kolasinac i cili po përballej me grabitësit, të cilët ishin të veshur me të zeza dhe mbanin maska në kokë.
Top Channel