“E kuptoj që është gabim”, vlogeri pranon se i ka dërguar mesazhe me përmbajtje seksuale djemve minorenë

02/04/2021 11:48
James Charles

 YouTuber-i, James Charles ka pranuar se i ka dërguar mesazhe të qarta seksuale dy djemve 16-vjeçarë.

Unë i kuptoj plotësisht veprimet e mia dhe si janë të gabuara“, tha influenceri  21-vjeçar, në një video të postuar në kanalin e tij në YouTube të enjten.

Akuzat kundër Charles u shfaqën për herë të parë në mediat sociale në fillim të këtij viti. Në shkurt, influencuesi,  i cili ka 25 milion të abonuar në kanalin e tij në YouTube u akuzua për ngacmim nga një adoleshent, por Charles e mohoi, duke thënë se ai flirtoi me personin pasi besonte se djali ishte 18 vjeç.

Charles kishte mohuar akuzat e mëparshme, por në videon e së enjtes, me titull “Duke mbajtur përgjegjësinë“, konfirmoi akuzat.

Ai thotë se janë dy incidente, një vitin e kaluar dhe një tjetër kohët e fundit, kur ai kuptoi se personi me të cilin po shkëmbente mesazhe ishte i mitur. “Këto biseda nuk duhet të kishin ndodhur kurrë”, tha Charles në videon 14-minutëshe. Ai pranoi se mund t’i kishte kërkuar në platforma të tjera të mediave sociale dhe të kishte gjetur moshat e tyre reale.

Skandali nuk është hera e parë që vlogeri i bukurisë përballet me probleme serioze. Në vitin 2019, ai u akuzua për përdorimin e “famës dhe parave në përpjekje për të manipuluar seksualitetin e dikujt”, gjë që ai e mohoi. Në një video që ai bëri pas akuzave, dy vite më parë, premtoi se do të jetë më i kujdesshëm.

 

 

 

 

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA