Bëhen 12 vjet nga dita kur Heroi i Shqipërisë, Indrit Cara ra në fushëbetejë duke luftuar kundër forcave genocide serbe të Sllobodan Millosheviç, më 31 mars 1999.

Ish-ushtaraku 22-vjecar nga Kavaja, i shkollës “Skënderbej” në Tiranë, ishte ai që nuk duroi dot shtypjen dhe dhunën ndaj vëllezërve shqiptarë në Kosovë, prandaj la ëndrrën e emigracionit e nga Anglia erdhi në Shqipëri, kaloi kufirin dhe iu bashkua luftëtarëve të lirisë të UÇK, me të cilët dha jetën.

Indrit Cara lindi qytetin e Kavajës më 11 korrik të vitit 1971.

Ai kreu ish shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej” ne Tiranë dhe e mbaroi atë me rezultate te shkëlqyera me 30 qershor 1989. Ai jetonte ne Londer kur ne vitin 1999 kur pas ilustrimit të dhunës ushtarake serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë, ai bashke me disa aktivistë të tjerë kosovarë, morën rrugën për t’u bashkuar me përpjekjen e lirisë.

Cara zbriti në aeroportin e Rinasit dhe më pas ndaloi në Kavaje te takonte familjen e ti sa per tu çmallur.Te nesmen ne mengjes u nis per ne Kosove per ne majen e Pashtrikut. Si ushtarak me eksperience ai mësonte e stërvitste luftëtarët e rinj të UÇK.

Në mars 1999 në fashtin Pecan te komunës së Suharekës në Gallush, ai vihet në ballë të fronit ndersa serbet gjuanin pa pushim me altileri të rende dhe atij as qe i trembej syri. Indriti dinte me saktesi e dinte se ku binte predha e armikut, edhe pse luftimet ishin shumë te ashpra pasi serbi ishte terbuar dhe kërkonte me cdo kusht ta thyente ate pike. Aty ra heroikisht shqiptari kavajas Indrit Cara, per mos tu harruar kurr nga mendjet e Kosovës dhe Shqipërisë.

Gjëmime në kodrat e Gallushes (forumivirtual.com):

“Me 31 mars spikerja e TVSH jep lajmin trondites. Tefta Radi ka njoftuar se në luftimet në zonën e Pashtrikut, Pagarushes, në kodrat e Gallushes ka patur luftime të ashpra mes forcave serbe e atyre të UÇK. Forcat serbe kane patur humbje ne ushtarë e teknikë. Jane vrare e plagosur mbi 64 ushtare serbe. Ndersa nga forcat e UCK-se kane mbetur te vrare 4 luftetare. Mes tyre dhe ushtar Kavaja. Pas xhirimeve te luftimeve nepermjet nje kasete, i ati i Indritit kujton, ‘Nje nga ushtaret ka thene: ky eshte ushtar Kavaja’. Shtabi i Pergjithshem i UCK-se jep njoftimin se ushtar Kavaja eshte djaloshi i ardhur nga Anglia, shqiptar me emrin Indrit Cara. Ky njoftim gjëmë i percillet dhe te vellait te Indritit, Dorianit ne Angli. ‘Ne,- thote i ati,- nuk dinim gje’”.

FOTO GALERI
2/3
Si ushtarak me eksperience ai mësonte e stërvitste luftëtarët e rinj të UÇK.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA