Janë publikuar së fundmi momentet e tmerrshme kur një punonjës i dëshpëruar uzine është hedhur në furrnaltën 900C ku punonte, pasi kishte humbur rreth 7000 dollarë në lojrat e tregut të aksioneve.
Mediat kineze thonin se 34 vjeçari Wang Long, ishte zhdukur pa asnjë gjurmë gjatë turnit të natës në uzinën e çelikut ku punonte, para se pamjet e kamerave të sigurisë të zbulonin fatin e tij të zymtë.
Në pamjet shokuese të publikuara nga disa media, punonjësi i vjetër i fabrikës shihet që shikon poshtë në furrnaltë gjatë operacionit të shkrirjes, para se të heqë helmetën e tij dhe të hidhet në lëngun e përvëluar.
Kompania punësuese Baogang, tha se dyshonte se vdekja e tij ka lidhje me “humbje të mëdha” apo se “nuk paguante dot borxhet e rënda”.
Wang Long punonte prej më shumë se një dekade për kompaninë e çelikut.
Grupi Baogang kishte nisur menjëherë kërkimet për të pas zhdukjes, por gjurmët u zbuluan vetëm prej kamerave të sigurisë.
Në pamjet e rënda shihet që Wang Long qëndron në anë të furrnaltës, para se të heqë helmetën e tij e dorezat, t’i vërë ato përtokë dhe të hidhet në çelikun e shkrirë.
Sipas kolegëve punonjësi që nuk përzihej shumë me të tjerët, ishte i pamartuar dhe kishte nisur të luante ose siç pretendohet “të investonte” në tregun e aksioneve.
Wang Long besohet se kishte humbur rreth 60,000 huan – rreth 7000 dollarë – në ditën kur indeksi i aksioneve financiare ra në më të ulëtën e tre muajve.
Loja në tregun e aksioneve është një plagë relativisht e re shoqërore pasi promovohet nga kompanitë si “investim”, kur në fakt nuk ka shumë ndryshime me bixhozin tradicional.
Top Channel