Vaksina e Pfizer dhe Biontech kundër Covid 19 është e sigurt, efektive tek adoleshentët që u testuan, thonë kompanitë.

“Pfizer Inc” dhe “BioNTech SE” thanë sot, në një deklaratë, se vaksina prodhoi përgjigje të fuqishme të antitrupave në moshat 12 deri në 15 vjeç, duke u hapur rrugën që të kërkojnë autorizimin e përdorimit me urgjencë, në SHBA.

Pfizer shpreson që vaksinimet tek adoleshentët mund të fillojnë para vitit të ardhshëm shkollor, tha në një deklaratë Albert Bourla, kryetari dhe shefi ekzekutiv i Pfizer.

Vaksina e Pfizer tashmë është e autorizuar për përdorim te njerëzit mbi 16 vjeç. Studimi i ri ofron provat e para se si vaksina do të funksionojë edhe te adoleshentët e moshës shkollore, shkruan Reuters.

Në provën që u bë me 2.260 adoleshentë, të moshës 12 deri në 15, ka pasur 18 raste të Covid 9 në grupin që ka marrë një dozë dhe asnjë në grupin që ka marrë vaksinën, duke rezultuar në efikasitetin 100% në parandalimin e koronavirusit, sipas kompanisë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA