27/11 10:11
Anxhela Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2021”, me këngën “Karma”.
Faqja zyrtare e ‘Eurovision 2021” ka postuar renditjen e shteteve pjesëmarrëse, të ndara në dy netët gjysmë finale.
Anxhelën do ta dëgjojmë në natën e dytë, e renditur e njëmbëdhjeta.
Pas publikimit të versionit zyrtar të këngës, shoqëruar me videoklipin, këngëtarja ka marrë shumë vlerësime, megjithatë publiku pret ta dëgjojë duke performuar ‘live’ në festival.
Gjysmëfinalja, nata e parë:
Gjysmëfinalja, nata e dytë:
Anxhela prezantoi më së miri veten dhe vendin , duke pozuar me veshje popullore nga disa treva shqiptare. Disa prej fotove u postuan në faqen zyrtare të “Eurovision”.
Top Channel