Vijon vaksinimi në Gjirokastër, Çuçi: S’ka kohë për pushim, ne e nisëm vaksinimin e ne do ta përfundojmë

30/03/2021 16:48

Në Gjirokastër vijon procesi i vaksinimit të të moshuarve mbi 70 vjeç.

Ministri Çuçi dhe drejtuesi politik i PS-së ka publikuar një nga një prej qendrave të vaksinimit sot në qytet teksa shkruan se mezi presim që t’i rikthehemi jetës si më parë.

“Sa duruam deri më tani nuk do të presim më për t’iu rikthyer jetës si më parë. Sakrifica e jashtëzakonshme që bëmë së bashku për më shumë se një vit do të jetë thjesht si një ëndërr e keqe që e pamë së bashku. Siguruam vaksinat jashtë çdo parashikimi e pritshmërie. Ne e nisëm vaksinimin dhe ne do ta përfundojmë. Askush s’do të mbetet pa u vaksinuar”, shkruan ai.

Top Channel