Papa Françesku në meshë: Djalli po përfiton nga pandemia e COVID-19 (fotot)

29/03/2021 17:56

Pandemia vrasëse e koronavirusit nisi të përhapet me shpejtësi nëpër botë në fillim të 2020, duke detyruar qeveritë të vendosin masa të ashpra kufizuese, në sfida që më parë nuk njiheshin nga njerëzimi.

Sëmundja ka qenë dje pjese e fjalimit në meshën festive të së dielës nga Papa Francesku në Bazilikën e Shën Pjetrit, i cili tha mes të tjerash se “djalli është duke përfituar nga koronavirusi”. Ai nuk u detajau më shumë, nëse fjalët e tij ishin figurative apo të drejtpërdrejta.

“Djalli po përfiton nga kriza e pandemise për të mbjellë mosbesim, dëshpërim dhe përçarje”, tha Papa në meshën e tij të së Dielës së Palmës, me sallën thuajse të zbrazur, prej kufizimeve të pandemisë.

E Diela e Palmës, që celebrohet të dielën para Pashkëve, edhe vitin që shkoi u krye në kufizime të ngjashme, por Papa pranoi se kësaj here njerëzit janë “më shumë nën presion pasi kriza ekonomike është rënduar. Prandaj Papa tha se është e rëndësishme që gjatë këtyre kohëve të vështira, njerëzit të ndihmojnë njerëzit në vështirësi, të varfërit dhe ata që vuajnë.

Papa Françesku përmendi viktimat e dhunës, veçanërisht ato të sulmit të terrorist në një kishë në Indonezi.

Shërbesa fetare e të Dielës së Palmës u celebrua nga Kisha Katolike në Vatikan në prezencë të 30 kardinalëve dhe vetëm rreth 120 të ftuarve.

Ndërsa procesioni gjigand tradicional në Sheshin Shën Pjetër, ku zakonisht marrin pjesë mijëra katolikë nga e gjithë bota, u anulua për herë të dytë.

E Diela e Palmës celebrohet një javë para Pashkëve për të kujtuar historinë e Biblës kur Jezusi hyn në Jerusalem, para vdekjes dhe ringjalljes së tij. Sipas historisë fetare, njerëzit pritën me hare dhe si mbret profetin kristian, duke hedhur degë palme në rrugën para tij.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA