Nju Jorku ligjëron marijuanën: Shumë qytetarë janë penalizuar padrejtësisht

29/03/2021 16:24

Ligjvënësit Nju Jorkez ishin të një mendjeje: Marijuana në këtë shtet amerikan duhet të shitet tani për moshat mbi 21 vjeç e do të lejohet dhe mundësia për ta kultivuar në shtëpi.

Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo autorizoi ligjin që i jep dritë jeshile përdorimit rekreativ të hashashit, dhe ligjvënësit pranuan të finalizonin zyrtarisht ujdinë e legalizimit, e cila përpos të tjerash pritet të sjellë në arkën e shtetit deri në 350 milionë dollarë në vit.

‘Shumë njujorkeze janë arrestuar në mënyrë të padrejtë, deklaroi Cuomo’. Por kjo gjë tani do të marrë fund, shtoi ai duke nënvizuar se me firmën e vet, do ta kthejë masën në ligj. Nju Jorku bëhet kështu shteti i 14-të amerikane që shkon drejt legalizimit rekreativ të marijuanës.

Legjislacioni do të krijojë automatikisht edhe mundësinë e rishikimit të dënimeve të mëparshme për marijuanë. Sipas Aktit të Rregullores dhe Taksave të Marijuanës në shtetin New York, deri në 85 gramë kanabis do të lejohen në zotërim. I gjithë kanabisi rekreativ do të ketë një takse shitjesh  prej 13%, 9% nga të cilat i shkojnë shtetit dhe 4% autoriteteve lokale.

Top Channel

Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë
Top Channel/ Zbardhet nga dëbora qarku i Elbasanit, disa fshatra pa energji elektrike
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, i mituri përplas makinën e policisë në Vlorë