Konelli dhe Mariana ndjekin të njëjtën shkollë në një qytet të vogël irlandez. Por përndryshe ata s’kanë asgjë tjetër të përbashkët. Në shkollë, Konelli është një tip popullor që të gjithë e duan, ndërsa Mariana një tip i vetmuar, që të tjerët e shohin me dyshim.

Por kur njihen, mes tyre krijohet një raport sa kompleks aq dhe elektrizues, i cili ka për t’u ndryshuar jetën që të dyve.

Sidoqoftë gjithçka ndryshon kur shkojnë të ndjekin universitetin në Dublin: tanimë, Mariana e gjen veten dhe ndjehet mirë në ambientin e ri social, ndërkohë që Konelli bën një jetë të mënjanuar dhe ndjehet i pasigurt. Të dy janë në kërkim të përvojave dhe mundësive të reja, por gjithnjë një forcë magnetike i tërheq në mënyrë të parezistueshme drejt njëri-tjetrit.

Dhe kur Mariana hyn në një rrugë vetëshkatërruese, dhe ai po përjeton një periudhë të vështirë në jetë, secilit prej tyre i duhet t’i bëjë vetes pyetjen: deri ku është i gatshëm të shkojë për të shpëtuar tjetrin. “Njerëz normalë” është historia magjepsëse e miqësisë dhe dashurisë mes dy njerëzish që kuptojnë se e kanë të pamundur të jetojnë larg njëri-tjetrit.

Bazuar te ky roman, BBC ka prodhuar një film mjaft të suksesshëm televiziv me 12 seri, i cili filloi të shfaqet në prill të 2020.
The New York Times, The Times, Daily Mirror, The Oprah Magazine, Time, NPR, The Washington Post, Vogue, Esquire, Glamour, Elle, Marie Claire, Vox, The Paris Review, Good Housekeeping, Town & Country e shpallën “Njerëz normalë” librin më të mirë të vitit 2018.

VLERËSIME

SALLY ROONEY shkrimtarja e parë vërtet e madhe e viteve 2000, vjen për herë të parë në shqip me romanin bestseller ndërkombëtar NJERËZ NORMALË. Vetëm 27 vjeçe dhe konsiderohet talenti më i madh i një brezi.
– Jojo Moyes

Të dhëna për librin
Lloji i botimit Paper back
Faqe 322
ISBN 9789928136756
V. Bot 2020
Vendodhja Tirane
Gjuha Shqip
Tipi i publikimit Libër
Grupmosha mbi 14 vjeç
Statusi I ri
Numri i botimeve I parë
Roman Psikologjik

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA