Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar sot se në Sheshin “Skënderbej’, ku ka filluar vaksinimi masiv i të moshuarve, është vaksinuar edhe aktori i njohur shqiptar Luftar Paja.

“Sapo u vaksinua dhe i madhi Luftar Paja. Vaksinimi vijon në Sheshin Skënderbej dhe kudo në Shqipëri”, shkruan Manastriliu krahas fotos.

Dy çadra të mëdha janë ngritur dhe bërë gati gjatë natës, ku secila ka nga 10 pika vaksinimi për qytetarët. Vaksinimi te sheshi “Skënderbej” ka filluar për moshat mbi 75 vjeç, të cilët janë lajmëruar nga mjeku i familjes.

Në ndihmë të bluzave të bardha janë bashkuar  edhe mjekët e Forcave të Armatosura, ndërsa pritet të plotësohet plani ambicioz për të mbyllur vaksinimin në 14 muaj.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA