Rusia akuzon shefin e NATO-s se gënjen në lidhje me përpjekjet për dialog

28/03/2021 03:57

Rusia të premten kritikoi ashpër deklaratën e shefit të NATO-s, duke e cilësuar “gënjeshtër” komentin e tij se Moska refuzon të ketë dialog me aleancën.

Në fakt, Rusia sugjeroi mbajtjen e bisedimeve thelbësore me pjesëmarrjen e ekspertëve ushtarakë për çështje me interes për të dyja palët, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova para gazetarëve në Moskë.

Deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg “se Rusia refuzon të përfshihet në dialog nuk janë të vërteta, ato janë gënjeshtra”, tha ajo. “Janë propozuar biseda thelbësore, u sugjerua të mos hymë në ‘PR show’ të politizuar, për të cilën partnerët tanë perëndimorë janë kaq të famshëm. Po ashtu, është sugjeruar të flitet në mënyrë specifike, me pjesëmarrjen e ekspertëve, përfshirë ekspertë ushtarakë, për një gamë të gjerë çështjesh”, shtoi ajo.

Zakharova i bëri thirrje sekretarit Stoltenberg “të ndalojë përhapjen e dezinformimit rreth Rusisë” dhe të shikojë propozimet e vendit që janë ende në tryezë./AA

Top Channel