Pamje spektakolare nga stërvitja amerikane/ Raketat godasin një anije 40,000 tonëshe dhe shkaktojnë shpërthime të fuqishme Monumente të famshme në qytete të ndryshme të botës, si në Paris, Moskë, Athinë, Romë, Berlin dhe Rio de Janeiro, kanë mbyllur dritat mbrëmjen e shkuar për të rritur ndërgjegjësimin e popullatave për çështjen e ambientit.
Ora e tokës, është një event i përvitshëm global i organizuar nga Fondi Botëror për natyrën.
Eventi i këtij viti nxori edhe një herë në pah lidhjen mes shkatërrimit të natyrës dhe rritjes së shpërthimit të sëmundjeve siç është edhe Covid 19.
Në Londër, shtëpia e parlamentit, rrota panoramike, Syri i Londrës, rrethrrotullimi i famshëm Piccadilli, ishin mes siteve që shuan dritat.
Në Paris, kulla Eifel u zhyt në errësirë, por kishte pak njerëz që e shihnin spektaklin pasi i gjithë vendi është nën ndalim qarkullimi që nga ora 19 e mbrëmjes. Kulla gjigande metalike ka qenë e mbyllur që nga 30 tetori, për shkak të pandemisë. Ndërsa në Romë, dritat u fikën në Koloseumin 2 mijë vjeçar.
Top Channel