10 fotot më ‘të çmendura’ të vullkanit islandez Fagradalsfjall në Geldingadalur

27/03/2021 16:47

Një vullkan që qëndronte ‘i fjetur’ prej 6000 vjetësh është zgjuar në stil spektakolar në gadishullin islandez të Reykjanes duke shpërthyer në 21:30 të 19 marsit, dhe prej atëherë vijon spektaklin e krisjeve të shkëlqyera të tokës dhe lëshimit të ujëvarave të llavës.

Shumë njerëz kanë vershuar per të shiuar shpërthimin me dronët dhe kamerat e tyre, duke u përpjekur të kapin imazhin e përkryer, siç ofron dhe lista e fotove të fotografes Iurie Belurgurschi, me dhjetë nga pamjet më domethënëse të shpërthimit vullkanik të Fagradalsfjall në Gelingadalur të Islandës.

Fagradalsfjall konsiderohet si vullkan ‘efuziv’ dhe jo ‘eruptiv’. Kjo do të thotë se lëshon llavë të nxehtë nga krateret e tij në formë rrjedhe të qëndrueshme, të qetë e të vazhdueshme, dhe jo me shpërthime magme, shkëmbinjsh të shkrirë apo hiri.

Kjo u lejon Iurie dhe fotografëve të tjerë të afrohen për të kapur fenomenin në të gjithë madhështinë e tij, dhe askush nuk shqetësohet për pasojat në udhëtimet ajrore apo bujqësinë.

Në fotot e shpërthimit të Geldingadalur shihen kontraste spektakolare të llavës frikë-ndjellëse dhe bimësisë së gjelbër prapa saj. Islanda është e njohur për panoramat e zhveshura vullkanike siç është dhe gadishulli Reykjanes.

Top Channel