Basha si Joe Biden/ Në fushatë me paradë makinash, plot 472 të tilla (foto)

25/03/2021 12:41

Ndërkohë që na ndajnë edhe pak orë nga nisja e fushatës, PD ka rezervuar disa surpriza për mënyrën se si do ta çelë atë.

Me një ide të kopjuar nga Presidenti amerikan Joe Biden , Top Channel mëson se demokratët do shkojnë me makina në shesh në hapjen e fushatës.

Ekzaktësisht 472 të tilla.

Pra ashtu siç bëri Joe biden më fushatën e tij në Amerikë.

Do të jenë 4 veta brenda secilës makinë, të cilat që tani kanë filluar të qarkullojnë në rrugët e kryeqytetit.

Ndërsa 222 kandidatët do jenë në tribunë në podiumin e ngritur në sheshin Nënë Tereza.

Aktiviteti do të hapet nga zëdhënësja e fushatës , pastaj peshën kryesore në aktivitet e ka Basha.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel