Të rinjtë përgatiten për Europianin/ Pranë kombëtares U21 janë afruar emra të rinj

24/03/2021 20:00

Krahas kombëtares A, këto data pushimi të UEFA-s, po i shfrytëzon edhe kombëtarja U21 e cila ka grumbulluar një sërë emrash të rinj për të testuar për ndeshjet zyrtare që do të ketë.

Mes tyre bie në sy edhe emri i Hajdin Salihut, ish-lojtar i kombëtares së Kosovës, me moshat, ai tashmë ka zgjedhur të përfaqësojë ngjyrat kuqezi.

Hajdin Salihu: Kam pritur të grumbullohesha sërish me Kosovën por kjo nuk ndodhi, mora ftesën nga kombëtarja shqiptare dhe jam shumë i emocionuar që të do të luaj për ngjyrat kuqezi.

Salihu ka si pozicion rolin e mbrojtësit dhe aktivizohet tek Lokomotiva e Zagrebit. Ai tregon se për kalimin e tij ka qenë një konsensus i plotë i Federatës së Kosovës dhe familjes së tij.

Hajdin Salihu: Më kanë mbështetur për zgjedhjen që bëra edhe federata dhe familja sigurisht sepse ne jemi një komb dhe unë kam dashur gjithmonë të përfaqësoj ngjyrat kuqezi.

Ndërkohë me U21 është grumbulluar edhe Ernest Muci, një nga emrat e shitur me bujë nga Tirana drejt Legias së Varshavës, ku aktivizimet i ka patur disi me rezerva.

Ernest Muci: Fillimi gjithmonë është i vështirë, por ato më kanë me sy të mirë dhe më shohin si lojtar premtues.

Ndërkohë Tirana, ish-skuadra e tij po bën mjaft mirë edhe pse i është larguar nga prej elementëve kryesorë.

Ernest Muci: E kam ndjekur Tiranën që po bën shumë mirë dhe ndihem edhe unë unë mirë,. Besoj që edhe në fazën e fundit që ka mbetur do të bëjë më mirë.

Top Channel