Shqipëria përballë Andorrës/ Reja e Berisha kërkojnë ruajtjen e përqendrimit

24/03/2021 19:54

Kombëtarja shqiptare udhëtoi drejt Andorrës për të zhvilluar sfidën me skuadrën vendase që do të  hapë fushatën kualifikuese të Botërorit 2022 të kuqezinjve.

Futbollistët dhe stafi teknik u akomoduan në hotelin e tyre dhe më pas zhvilluan edhe seancë stërvitore.Ndërkaq trajneri Edy Reja u paraqit në konferencën për shtyp për të folur për këtë ndeshje dhe objektivat e Skuadrës në këto kualifikuese

Edy Reja: Ne kemi pasur probleme me Andorrën si në këtë fushë ashtu edhe në fushën tonë. Është një skuadër që të vë në vështirësi, luan në presing të lartë dhe ka lojtarë të shpejtë në krahë. Duhet të tregohemi të kujdesshëm. Është skuadër e organizuar mirë, nuk të lejon hapësira. Nuk mund të bëj parashikime si do të shkojnë këto kualifikuese. Pres një ndryshim mentaliteti, të kemi sigurinë për mundësitë tona. Ekipi duhet të tregojë kurajo dhe jo frikë. Duhet të jemi të fortë psikologjikisht. Ndryshe nga klubet, këtu nuk mund të gabosh asgjë, lojtarët duhet të mbajnë të lartë tensionin deri në fërshëllimën e fundit të arbitrit.

Përkrah Rejas në këtë konferencë shtypi ishte edhe  kapiteni i skuadrës sonë përfaqësuese, Etrit Berisha që ashtu si Reja nënvizoi ruajtja e përqendrimit të skuadrës duke shtuar se beson se ekipi do të bëjë një ndeshje të mirë

Etrit Berisha: Është ndeshja e parë dhe duhet të kemi përqendrim maksimal. Është një ndeshje e rëndësishme për ne dhe me siguri e njohim kundërshtarin se kemi luajtur edhe në 2 vitet e fundit. në ndeshjen që luajtëm në shtëpi ia vështirësuam gjërat vetes pasi bëmë gabime. por ndeshja e nesërme do të jetë tjetër. Jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje dyshe besoj se do të bëjmë një ndeshje të mirë.

Sfida mes Andorrës dhe Kombëtares shqiptare do të luhet  në stadiumin Nacional dhe për publikun në Shqipëri do të transmetohet në platformën

Top Channel