Gjatë konferencës së sotme të Gjykatës Speciale të Hagës, avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, David Hooper kërkoi dorëzimin e materialeve të intervistës të kryer në Dhomat e Specializuara në Hagë.

“Nuk na e kanë dorëzuar derisa ne e kemi dorëzuar nocionin. Ende nuk i kemi marrë materialet e të akuzuarve të tjerë. Ambasadori i cili ishte mbrojtësi i pranishëm përmes lidhjes me audio e video edhe të presidentit Thaçi erdhi këtu në Hagë për tu marrë në pyetje, prokuroria i dha mbrojte dhe një tufë materialesh që do të diskutoheshin në intervistën e korrikut, me zotimit që mos t’i skanonte dhe mos të mbante asnjë kopje të tyre. Prokuroria i kishte një tufë dokumentesh dhe është e qartë kjo. Kur na e dhanë intervistën pse nuk na dhanë dokumentet. Kjo nuk ka të bëjë me covidin, por ata po e shohin teleskopin së prapthi. Kur pyeta për këto prova materiale ato nuk ishin, prandaj iu drejtova juve zoti gjykatës. Është e vështirë të flasësh shkurt në lidhje me këto çështje. Besoj që disa gjëra i kam diskutuar në rendin e duhur. Nuk po bëj gjeste teatrale”, tha ai.

Ditën e sotme po diskutohen disa nga kërkesat e Hashim Thaçit ndaj Gjykatës së Hagës. Kujtojmë se edhe më parë Thaçi ka kërkuar nxjerrjen e materialeve të intervistës të kryer në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Kujtojmë se ndaj ish-luftëtarëve të UCK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit rëndon një aktakuzë që i ngarkon me krime lufte, ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, tortura e vrasje të paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes, të cilat sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA