Qeveria e Malit të Zi ndërroi kufirin e Tuzit, Emina Çunmulaj: Ngadalë po ju marrin tokën, pastaj gjuhët dhe më në fund…

24/03/2021 10:47

Ditën e djeshme (e martë), kryetari i Komunës së Tuzit në Malin e Zi ka hedhur akuza ndaj qeverisë në këtë shtet, duke thënë se kanë ndryshuar kufirin ekzistues të komunës me shumicë shqiptare të Tuzit.

Në një lidhje telefonike për Top Channel, Gjeloshaj thotë se ky vendim e cenon komunën e Tuzit ndërsa shtoi se do të reagojnë edhe me protesta për të kundërshtuar këtë masë.

Nik Gjeloshaj: Cënon në shumë aspekte strategjike dhe ekonomike. Është për grumbullimin e mbeturinave dhe është një kompani e fuqishme. Kam tentuar të bisedoj me qeverinë, mirëpo ata nuk kanë reaguar dhe vendosa të reagoj publikisht për të zgjidhur këtë punë sepse mendoj që është një lëvizje jo ligjore.

Do ta kundërshtoj, do përdor të gjitha masat, do i dërgoj shkresa ambasadave. Nëse është e nevojshme do të bëj edhe protesta para qeverie, do të organizohemi derisa të dalim fitimtarë se është pronë e jona dhe nuk do ia japim askujt.

Pas këtij skandali ka reaguar edhe modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çunmulaj, përmes një video të shpërndarë në InstaStory, ka shkruar se ajo e kishte potencuar vet kur kishte ardhur enkas nga Amerika për të votuar në zgjedhjet në Mal të Zi, që komuniteti shqiptar të votonte kandidatët bashkëkombës të tyre.

“Shokuese, Qeveria e Malit të Zi ndryshoi kufirin e Tuzit në manovra joligjore. Kështu është vëllezër dhe motra kur jepni votën tuaj aty ku nuk duhet…ju thash unë kur erdha në votime, votoni shqipe se jeni shqiptarë…tani ngadalë-ngadalë po ju marrin tokën, pastaj gjuhet dhe më në fund traditën”, ka shkruar Emina.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA