Britani, fëmijët s’do vaksinohen/ Qeveria britanike nuk ka ende asnjë vendim për 11 milionë të mitur nën 18 vjeç

24/03/2021 15:46

Në Britani pas fushatës së suksesshme të vaksinimit, ka nisur një tjetër debat për vaksinimin e fëmijë ose jo.

Media shkruan se vaksinimi pritet të fillojë ne muajin gusht, pasi janë duke u bërë testimet nga kompanitë e prodhimit të vaksinave tek fëmijët, ndërkohë një këshilltar i qeverisë thekson se ata do vaksinohen vetëm “nëse do të jetë e nevojshme”

Ka qenë profesori Adam Finn, këshilltar i qeverisë britanike i cili ka deklaruar se nuk është marrë asnjë vendim për vaksinimin ose jo të fëmijëve në Britani, pas njoftimeve të rrjedhura nga dokumente qeveritare në median britanike se 11miliona fëmijë poshtë 18 vjeç do imunizohen duke filluar nga muaji gusht. Sipas këshilltarit të qeverisë vaksinimi i fëmijëve do të bëhet, vetëm  “nëse do të jetë e nevojshme”.

Rezultatet nga provat klinike ku janë përfshirë fëmijë ende nuk janë bërë publike dhe efektiviteti dhe efektet anësore nga vaksinat e bëra fëmijëve janë ende të panjohura. AstraZeneca, Pfizer dhe Moderna, janë duke bërë provat dhe rezultatet priten të dalin gjatë muajve të verës. Sipas studimeve për fëmijët e moshave 5 deri 9 vjeç risku i humbjes së jetës nga marrja e covidit  është 1 në 1 milionë veta. Izraeli është i vetmi vend në botë që ka filluar vaksinimin  e të rinjve poshtë 18 vjeç.

Ndërkohë në një takim në platformën Zoom, me deputetë të partisë së tij konservatore, kryeministri Boris Johnson thuhet se me shaka ka deklaruar, e duke u bërë pishman më pas se kapitalizimi dhe grykësia  janë faktorët pas suksesit të prodhimit të vaksinave anti-covid.

Një zëdhënës i Downing Street nuk pranoi të komentonte se çfarë kishte ndodhur gjatë atij takimi, por nuk i mohoi komentet e raportuara të bëra nga kryeministri Johnson, i cili mbetet sërish Boris Johnson.

Top Channel