Një maskë prej ari 3 mijë vjeçare, është zbuluar në provincën Siçuan të Kinës.

Maska ceremoniale me peshë rreth 280 gramë është një nga 500 sendet e zbuluara në një zonë 4.6 milje katrorë jashtë kryeqytetit provincial të Çengdu.

Sipas CNN, ekspertët e Trashëgimisë Kulturore thonë se artefaktet i përkasin mbretërisë Shu që sundoi në pellgun perëndimor të Siçuan derisa u pushtua më 316 p.e.s.

Përveç maskës së artë, arkeologët zbuluan bronz, fletë ari dhe objekte të bëra me fildish dhe kockë.

Në gjashtë vende kërkimi, nga të cilat më e madhja ka një gjurmë prej 19 metrash katrorë, gjithashtu u gjet edhe një kuti prej druri ende e pahapur dhe një enë bronzi.

Ekspertët besojnë se gropat janë përdorur për qëllime sakrifikimi, duke shpjeguar pse shumë prej sendeve të përfshira janë djegur ritualisht ndërsa hidheshin dhe varroseshin.

Më shumë se 50 mijë objekte të lashta janë gjetur në Sanksingdui që nga vitet 1920, kur një fermer lokal aksidentalisht hasi në një numër relikesh në vend.

Zbulimet e bëra në vend datojnë që në shekujt XII dhe XII p.e.s., dhe shumë prej sendeve tani janë të ekspozuara në një muze në vend.

Ekspertët shprehen se gjetjet janë provë e një kulture unike të mbretërisë Shu, e cila konsiderohet tradicionalisht si djepi i civilizimit kinez.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA