Shpërthimi i Vezuvit vrau banorët e Pompeit brenda in 15 minutave, sugjeron studimi (fotot)

22/03/2021 21:29
Maja e Vezuvit, e pare nga rrenojat arkeologjike te Pompei ne Itali

Reja e gazit dhe e tymit përfshiu qytetin romak duke i mbytur banorët brenda disa minutave, sugjeron një studim i ri mbi shpërthimin e vullkanit në vitin 79 p.e.s.

Rreth 2,000 njerëzit llogaritet se vdiqën në qytetin e lashtë romak gjatë shpërthimit, dhe jo sepse nuk i shpëtonin dot llavës, por u asfiksuan nga gazi dhe hiri, ndërsa më vonë mbetjet vullkanike lanë shenjën e prezencës së tyre që do të mbetej aty për mijëvjeçarë.

Studimi i Universitetit të shkencave gjeo-mjedisore në Bari, në bashkëpunim me agjencinë gjeologjike britanike të Edinburgh, ka zbuluar kohëzgjatjen e rrjedhës së quajtur ‘piroklastike’, të copave të solidifikuara të llavës që goditën qytetin e lashtë romak, disa minuta pas shpërthimit të vullkanit.

Reja vdekjeprurëse të tymit mbi qytet kishte një “temperaturë prej më shumë se 100 gradë Celcius dhe përmbante CO2, kloride, pjesëza inkandeshente hiri dhe xham vullkanik”, tha Roberto Isaia, studiues i vjetër i Observatorit të Vezuvit.

“Qëllimi unë ishte të krijonim modelin për llogaritjen e pasojave të impaktit të rrjedhës proklastike në zonën e banuar të Pompeii, rreth 10km larg malit Vezuv,” shtoi ai.

Studimi konfirmon se banorët nuk kishin shpëtim dhe shumica e viktimave ishin mbytur në shtëpitë apo krevatet e tyre, ose në rrugët e sheshet e qytetit.

“Më shumë gjasa disa njerëz kanë vdekur nga ‘lapilet’ e zjarrta që ranë mbi Pompei pas shpërthimit, por shumica e tyre kanë vdekur nga asfiksimi”, tha Isaia, duke shtuar se rrjedha piroklastike ka arritur në qytet vetëm disa minuta pas shpërthimit vulkanik.

“Ato 15 minuta brenda resë së ferrit duhet të kenë qenë të tmerrshme. Banorët mund të mos kenë ditur se çfarë po ndodhte. Rezidentët e Pompei jetonin me tërmetet por jo me shpërthimet vullkanike, prandaj do të jenë kapur në befasi nga ajo re inkandeshente tymi”.

Sot rrënojat e Pompeit janë zona arkeologjike e dytë më e vizituar në Itali, pas Koloseumit në Romë.

“Është e rëndësishme të rindërtojmë saktësisht atë që ka ndodhur me shpërthimet e mëparshme të Vezuvit, për të zbuluar karakteristikat e rrjedhave piroklastike në popullatat”, tha,” tha Prof. Pierfrancesco Dellino i Universitetit të Bari.

“Kjo qartëson aspekte të reja të shpërthimit në Pompei dhe interpretim të sjelljes së Vezuvit, në lidhje me mbrojtjen civile”.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA