Ministri gjerman në telashe/ Bashkëshorti i Spahn i shiti maska ministrisë

22/03/2021 14:51

Shoqëria në të cilën punon bashkëshorti i ministrit gjerman të shëndetësisë, Jens Spahn, i ka shitur ministrisë më shumë se gjysmë milioni maska FFP2.

Këtë e shkruan Der Spiegel, në faqen e saj online. Sipas të përditshmes gjermane, ministria kishte porositur 570 mijë maska në shoqërinë Burda Gmbh, ku Daniel Funke, bashkëshorti i Spahn, menaxhon zyrën e përfaqësimit.

“Këtu mund të fshihet një konflikt interesi”, shkruan e përditshmja e qendrës së majtë.

Grupi Burda, është hedhur menjëherë në mbrojtje, duke pohuar se transaksioni ishte i rregullt dhe se zoti Daniel Funke nuk është as informuar dhe as përfshirë në asnjë moment. Ministri nga ana e tij ka bërë të ditur se kërkesa direkte drejt grupit është bërë përmes një procedure standarde.

Burda kishte ofruar ndihmën në një fazë në të cilën në gjermani, maskat mungonin, mbi bazën e një pjesëmarrjeje të vogël në një sipërmarrje në Singapor. Të dhënat e Spiegel janë marrë nga një dokument që komisioni i Bundestagut ka marrë nga vetë ministri. Klima e fushatës elektorale, në prag të zgjedhjeve të 26 shtatorit, po shoqërohet në gjermani me shumë polemika.

Ditët e shkuara janë dorëhequr 4 deputetë të unionit CDU-CSU, dy prej të cilëve pikërisht për shkak të parave të siguruara me aferat e maskave. Por të dorëhequrit janë deri më tani të paktën pesë. Të hënën është dorëhequr edhe një këshilltar rajonal në Bavari. Lideri bavarez Markus Soeder ka njoftuar një linjë të brendshme më të ashpër në të ardhmen: Të gjithë ata që duan të kandidojnë me partinë duhet të nënshkruajnë një deklaratë integriteti sepse në lojë është besueshmëria e konservatorëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA