Kosovë, ndalen autobusët/ Transportuesit në grevë, kërkojnë subvencione

22/03/2021 15:28

Operatorët e transportit publik në Kosovë kanë bojkotuar punën të hënën, në kuadër të një greve të nisur prej tyre.

Mesditën e së hënës, në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, para godinës së qeverisë, drejtuesit e shoqatës së transportuesve rrugorë të Udhëtarëve, dolën para mediave duke denoncuar mungesën e subvencioneve nga qeveria në detyrë e Kosovës. Marshimi i protestës së transportuesve nisi që në orën 10.00. Kryetari i shoqatës, Ruzhdi Kurtishaj, tha për “KosovaPress” se nuk heqin dorë nga grevat dhe protesta deri në realizimin e marrëveshjes për subvencionim nga Qeveria.

Ndërsa, në shenjë proteste për mos subvencionimin nga qeveria në detyrë, rreth 250 kompani të autobusëve kanë protestuar të premten në Prishtinë. Ndërkohë, nga e mërkura, Shoqata e Transportit Rrugor të udhëtarëve në Kosovë, ka ndalur qarkullimin e autobusëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA