Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë Kurti 2.
Pas votimit për konstituimin e legjislaturës së tetë të Kuvendit, ku është zgjedhur kryetari Glauk Konjufca si dhe nënkryetarët: Saranda Bogujevci, Bedri Hamza, Kujtim Shala dhe dy përfaqësues nga komunitetet ka filluar edhe seanca për votimin e Qeverisë së re.
Me kërkesën e 52 deputetëve, është kërkuar të mbahet kjo seancë, me të vetmen pikë, zgjedhjen e Qeverisë.
“Do të zhvillojmë ekonominë, më shumë hapësirë për gratë. Do reformojmë sistemin shëndetësor, qasje të barabartë për të gjithë qytetarët. Universitetet do t’i fuqizojmë me më shumë buxhet dhe mbështetje. Procesi i Vettingut do të vazhdojë, arsimi do të reformohet. Do të punojmë pa reshtur që Kosova të bëhet pjesë e NATO-s dhe e BE-së. Zyrtarëve policorë do t’u garantohet pensioni i parakohshëm në moshën 55-vjeçare” ka thënë Kurti.
Pretendenti për kryeministër ka propozuar këtë përbërje të kabinetit qeveritar në seancën e thirrur për votimin e Qeverisë Kurti II:
Zëvendëskryeministër i parë për Integrime evropiane, zhvillim dhe dialog, Besnik Bislimi.
Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Zëvendëskryeministre e tretë për çështje të pakicave dhe të drejtat e njeriut, Emilija Rexhepi.
Ministër i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Ministre e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ministër i Shëndetësisë do të jetë Arben Vitia.
Ministre e Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci.
Ministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.
Ministër i Ministrisë së Administrimit Lokal, Elbert Krasniqi.
Ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Ministër i Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të jetë, Faton Peci.
Ministër i Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla.
Ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Ministre e Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Ministër i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim është Goran Rakiq
Ministër për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal është Fikrim Damka.
Top Channel