Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog ka përshëndetur konstituimin e Kuvendit dhe formimin e legjislaturës së tetë.

Szunyog thotë se shpreson që të sheh një Kuvend funksional dhe konsensus politik për agjendën evropian dhe çështjet me interes të qytetarëve.

“Mirëpres formimin e Kuvendit të Kosovës. Është thelbësore që deputetët të bashkohen rreth objektivave të përbashkëta dhe të adresojnë çështjet e ngutshme për Kosovën. Shpresoj të shoh një Kuvend funksional dhe konsensus politik për agjendën evropiane dhe të gjitha çështjet me interes të qytetarëve. Më të fortë së bashku”, ka shkruar Szunyog në Twitter.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA