Skenar makthi/ Kolonitë e minjve vërshojnë në fshatrat australiane duke kafshuar banorët (fotot)

20/03/2021 17:12

Disa qytesa në New South Wales, Australi, janë prekur nga një vërshim masiv brejtësish, teksa fermerët thonë se toka është e mbushur me “dhjetra mijëra minj që vijnë rrotull”.

Infektimi i brejtësve është nga më të rëndët që Australia ka parë dekadat e fundit.

Fermerët thonë se janë “mijëra e mijëra” prej tyre që po bastisin fermat pas korrjeve të grurit, dhe fshatarët tremben se ata do të shkatërrojnë të gjithë kashtën e mbledhur para ardhjes së dimrit.

Tre njerëz janë kafshuar prej minjve dhe janë trajtuar në spital për plagët.

Pamje të tmerrshme postoheshin në rrjetet sociale ku shiheshin tufa të pamasa brejtësish që vërshonin në një fermë në qytezën e Gilgranda.

“Natën … e gjithë toka duket sikur lëviz me mijëra e mijëra minj që vrapojnë”, tha fermeri  Ron Mckay.

Shërbimet vendore shëndetësore thanë se tre pacientë ishin kafshuar nga minjtë teksa trajtoheshin në spitalet e Walgett, Gulargambone e Tottenham.

“Ka raportime për kafshime të banorëve dhe pacientëve, të cilëve po u jepet trajtimi i duhur,” tha një zëdhënës.

Stafi i spitaleve përpiqej të reagonte ndaj infektimit të minjve me çarqe, substanca debuese dhe duke përmirësuar izolimin e hyrjeve në dyert e dritaret.

Një dyqanxhi në qytetin e Gulargambone tha se kapte rreth 400 deri në 500 minj çdo natë, ndërsa mëngjesin tjetër shpenzonte orë të tëra duke pastruar mbetjet.

Programet aktuale të mbrojtjes nuk kanë bërë shumë për çështjen, ndërsa zyrtarët thonë se janë në pritje të shiut, që sipas tyre do të mbysë minjtë në foletë e tyre.

Një çift minjsh mund të lindë deri në 500 pasardhës brenda një sezoni.

Në shkurt faqja e lajmeve biblike Biblical ‘Israel 365’ sugjeronte se problemet e Australisë me vërshimet e minjve mund të jenë “një shenjë shqetësimi nga Lart”, si një nga katastrofat globale të ngjashme me konceptin e ‘10 Murtajave të Egjiptit’.

“Kjo valë është shumë e ngjashme me Murtajën Biblike, si pjesë e valës së katastrofave që lanë Egjiptin pa ushqim”, thuhej në një artikull të Adam Eliyahu Berkowitz.

Më tek ai shpjegon se katastrofa biblike që përfshiu Egjiptin kishte prej ardhur prej karkalecave, por përkthime judaike thonë se fjala “arov” e përdorur aty, do të thotë ‘një përzierje kafshësh të egra’.

FOTO GALERI
3/7
Infektimi i brejtësve është nga më të rëndët që Australia ka parë dekadat e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA