Drejt përfundimit, Rama publikon fotot nga spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT

20/03/2021 10:36

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot disa foto nga ndërtimi i spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme që do të jetë në QSUT në Tiranë

Spitali ka marrë formë nga jashtë, një ndërtesë prej 6 katesh drejt përfundimit.

Kryeministri Edi Rama shkruan se ky transformim është shëmbëlltyra që qeveria e tij ka bërë për Shëndetësinë në këto 8 vite.

“Ja edhe Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme, që po merr formë në QSUT, një tjetër shëmbëlltyrë e vizionit tonë transformues për Shëndetësinë që duam”, shkruan Rama.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel