Neritan Sejamini, i ftuar në “Top Talk” analizon situatën parazgjedhore në Shqipëri.
Partia Socialiste po kërkon një mandat të tretë, që është diçka e pazakontë në politikë, dhe duhet të shpjegojë pse po kërkon një mandat të tretë, thotë Sejamini.
“Po e shpjegon duke thënë se mandati i dytë na u ndërpre më mes sepse ndodhën fatkeqësi të mëdha, ndodhi tërmeti dhe pandemia dhe shumë punë që kishim për t’i bërë na u shtynë dhe na duhet një mandat i tretë për t’i mbaruar.
Kjo është alibi, sepse partitë vijnë në pushtet për t’i bërë gjërat për katër vjet, këta kanë qëndruar 8 vite, ja po themi 6 vjet. Nuk janë pak“.
Sipas tij, qytetarët do të vendosin në bazë të emocioneve, në 25 prill. “Mendoj që do të vendosin nga përshtypja që ata kanë mbi Edi Ramën.
Problemi është se ajo që perceptohet në publik për Edi Ramën, është arroganca e tij, sjellja autokrate dhe shkëputja nga njerëzit. Kjo është ndjesi, që njerëzit në momente të caktuara thonë do ta ndëshkoj këtë arrogancë, ka momente që mendojnë se nuk është ndonjë gjë e madhe. Gjithë fushta elektorale këtu po bëhet. Fushata e Ps-së , e vetëdijshme për këtë problem të Ramës, po mundohet ta kthejë në pozitive. Rama tani thotë vërtet jam arrogant, por të jesh arrogant të bën njeri të fortë, shpëton Shqipërinë nga pamdemia apo situata e tërmetit“.
Top Channel