Zyrtarët në Taivan nxisin njerëzit të mos kthejnë emrin e tyre në ‘Salmon’ prej promocionit

18/03/2021 21:52

Dhjetra njerëz kanë ndryshuar emrin e tyre kohët e fundit në Taivan, duke shtuar ‘gui yu’, për të përfituar nga një promocion i restoranteve ‘sushi’.

Tashmë një zyrtar i qeverisë po u lutet njerëzve të ndalojnë duke ndryshuar emrat e tyre në “salmon” pasi dhjetra të rinj po përpiqen të përfitojnë nga promocioni i një zinxhiri restorantesh peshku.

Në fenomenin e njohur si “kaosi i salmonit” nga mediat lokale, rreth 150 njerëz, kryesisht të rinj kishin vizituar zyrat qeveritare për të ndryshuar emrin, teksa kërkonin të përfitonin nga promocioni i ofruar prej restoranteve ‘sushi’.

Gjatë promocionit dy ditor, çdo klient që kishte në kartën e identitetit “gui yu” – që në gjuhën kineze do të thotë ‘salmon’ – përfitonte një vakt të ngrëni të pakufizuar, bashkë me pesë miq të tij.

Në Taivan lejohet ndryshimi zyrtar i emrit deri në tre herë.

Por zyrtarët qeveritarë nuk u zbavitën nga idea e restoranteve. “Këto ndryshime të shumta emri jo vetëm që humbasin kohë, por shkaktojnë ngakese ne dokumete të shumta”, tha zv. ministri Chen Tsung-yen, teksa nxiste publikun të vlerësonte burimet administrative të shtetit.

Mediat lokale kryenin intervista me banorët që kishin përfituar nga ndryshimi i emrit.

“Ndryshova emrin sot në mengjes duke e bërë ‘Bao Cheng Gui Yu’ dhe kemi ngrënë rreth 7,000 dollarë (taivanezë, $200) peshk,” tha një student universiteti për rrjetin TVBS, në qytetin jugor të Kaohsiung.

Një përkthim i afërt i emrit të studentit do të thotë: “Salmon Eksploziv Bukurosh.”

“Edhe unë e ndryshova emrin në salmon bashkë me dy shoqe të mia,” tha një vajzë për mediat, duke shtuar më tej: “Do të kthehemi i prapë te zyra e emrave për t’i kthyer në atë që kishim.”

Mediat vendase raportonin se një djalë kishte ndryshuar emrin duke shtuar 36 shkronja te reja, të gjitha me kuptimin e produkteve detare si “gafore, arragosta apo oktapod”.

FOTO GALERI
1/3
Dhjetra njerëz kanë ndryshuar emrin e tyre kohët e fundit në Taivan, duke shtuar ‘gui yu’, për të përfituar nga një promocion i restoranteve

Top Channel