Sherr banal mes dy personave në Divjakë/ Plagoset rëndë 51-vjeçari, dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

17/03/2021 14:05

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në Divjakë.

Një person ka mbetur i plagosur rëndë pas një sherri banal mes këtij të fundit dhe shtetasit Mikel Dushi.

Ngjarja ka ndodhur në mes të rrugës, në Çerm Sektor te Divjakës.

Shtetasi Shpëtim Prençi, 51-vjeç është goditur me mjete të forta në kokë dhe për pasojë ka pësuar hemorragji të brendshme. Pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Lushnjes Prençi është nisur me urgjencë drejt Tiranës.
Policia e Divjakës jo vetëm që nuk jep asnjë informacion për ngjarjen por ka ndaluar edhe mediat të filmojnë.

Sipas informacioneve që Top Channel disponon, personat e sipërpërmendur janë përfshirë në një sherr banal që ka degradua deri në përdorimin e mjeteve të forta.

Mikel Dushi dhe Shpëtim Prendi kanë debatuar mes tyre për një vjedhje që ka ndodhur disa ditë më parë në Çermë. Dushi akuzon Prendin për këtë vjedhje dhe pas fjalëve ka nisur përplasja fizike dhe goditja me mjete të forta.

Madje, Dushi i ka dëmtuar edhe makinën Prendit, ndërsa 51-vjeçari është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Nuk dihet ende nëse është shoqëruar në polici personi i dyshuar, pasi policia e Divjakës nuk jep një informacion rreth kësaj ngjarje të rëndë të ndodhur ditën e sotme.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA